Sulm masiv në Çikago, gjashtë të lënduar

Një sulm masiv raportohet të ketë ndodhur në Çikago të Amerikës. Aty janë lënduar gjashtë persona, më mesin e tyre edhe dy fëmijë.

Besohet se dy persona hapën zjarr në një “baby shower”, ku ishin duke luajtur rreth 20 fëmijë.

Mediat në ShBA njoftojnë se një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare u qëlluan gjatë sulmit.

Të lënduar kanë mbetur edhe tre burra në mes moshave 23-48 vjeç dhe një grua 29-vjeçare.

Lini një Përgjigje