Sulm me bombë në kampin e emigrantëve në Portin e Dover-it, strehohen edhe mijëra shqiptarë

0
153

Një sulm me bomba ka ndodhur ditën e sotme në një qendër të emigrantëve në Portin e Dover-it, Britani, aty ku përpunohen kërkesat e tyre të azilit.

Një burrë i bardhë me një makinë tip “SEAT” të bardhë ka hedhur tre bomba me benzinë në kampin e emigrantëve dhe më pas ka vrarë veten pranë një karburanti.

Incidenti ndodhi pasi afro 1000 emigrantë mbërritën në Britani pasi kaluan Kanalin Anglez të shtunën. Policia e Kentit tha se ata u thirrën në Viaduct në orën 11:22 të mëngjesit, pasi dy-tre pajisje ndezëse kishin shkaktuar një zjarr në kampin e emigrantëve. Dhjetëra njerëz u panë duke u evakuuar nga vendi pas shpërthimit të zjarrit

Shifrat e qeverisë tregojnë se rreth 1000 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe nëpërmjet portit dje pasi kaluan Kanalin Anglez.

Pothuajse 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani deri më tani këtë vit pasi kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone. Nga shifrat e deritanishme thuhet se 12.000 emigrantë që kanë mbërritur këtë vit në Britani janë shqiptarë dhe 10.000 prej tyre janë meshkuj.

Edhe në Portin e Doverit strehohen mijëra shqiptarë deri sa kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen e të shpërndahen në hotele dhe shtëpi të tjera.

/JOQ/