Sulm në një xhami, 14 persona vriten duke e falë namazin

0
298

Të paktën 14 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në një xhami gjatë namazit të akshamit në qytetin Quetta të Pakistanit.

“Aktualisht kemi 20 të plagosur dhe 14 njerëz u vranë”. tha Waseem Baig, zëdhënës i spitalit kryesor qeveritar të qytetit, ku viktimat u trajtuan të premten, njofton Klan Kosova.

“Tetë persona janë lënduar dhe janë në gjendje kritike”.

Një zyrtar i lartë i policisë, Amanullah, u duk se ishte shënjestra e bombardimeve dhe u vra në sulm, tha zyrtari i policisë Ali Muhamed.

“Ne shkuam për t’u falur, kur ishim duke e përkulur kokën … pati një shpërthim të papritur”, tha Azmatullah, një i mbijetuar nga sulmi, për Al Jazeera.