Sulmohet brutalisht në Veri fotoreporteri i Indeksonline

Fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka, i cili po raportonte nga Veriu i Mitrovicës, para pak minutash është sulmuar brutalisht nga serbët e kësaj ane, raporton Indeksonline.

Kamerat dhe fotoaparatit e ekipit të Indeksonlinë janë shkatërruar tërësisht nga huliganët serbë.

Uka së bashku me kameramanin Jeton Sopa po qëndronin në Veri që nga mëngjesi duke përcjell zhvillimet në këtë pjesë./Indeksonline/