Sulmohet një polic në Prishtinë

Një zyrtarë policor ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar nga një person, gjatë kohës sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.