Sulmuesi 26-vjeçar ndërron jetë në një aksident të frikshëm (foto)

Futbollisti nigerian, Ifeaini Xhorxh ka gjetur vdekjen këtë të diel teksa udhëtonte drejt qytetit të Lagos, pas një aksidenti tragjik me makinë ku ndodheshin dhe dy persona të tjerë.

Xhorxh, i cili luante për skuadrën e Enugu Rangers IFC në kategorinë e parë në Nigeri, ishte 26 vjeç, ndërkohë personat e plagosur janë një shok i skuadrës së tij dhe një mik i tyre.

“Nuk mund t’i kontrolloj lotët. Ifeaini Xhorxh, një sulmues i fortë që luan për Rangers ka vdekur. Më është thyer zemra dhe jam akoma i shokuar. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e tij dhe Rangers,” shkruan nigeriani Mazi Ikemba.

panorama.com.al