Sulmuesi i Skënderbeut, zbulon ekipin që e kërkon në Suedi

0
207

Teksa jemi në merkaton e janarit, kemi pak lëvizje nga kampionati shqiptar. Por me kalimin e ditëve do të kemi më shumë largime dhe afrime nga ekipet e Superiores. I ftuar në “Ora News”, Blerim Krasniqi ka pranuar edhe një interesim në drejtim të tij.

Sulmuesi i Skënderbeut është shprehur se skuadra e Hammarby në Suedi, kërkon për ta marrë në merkaton e janarit. Tashmë pritet të shihet vazhdimësia e bisedimeve dhe nëse gjithçka mbyllet me sukses. Por një largim i tillë do të linte një boshllëk të madh te korçarët, që presin edhe një lëvizje të Dejvi Bregut./Sport Ekspres/