Sulmuesi kosovar debuton me gol në Turqi, i shënon Galatasarayt

Veton Tusha ka debutuar me gol sot në kampionatin turk me fanellën e Denizlispor

Galatasaray sot e mposhti Denizlisporin me rezultat të thellë prej 6-1, shkruan Reporteri.net

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi sulmuesi kosovar Veton Tusha.

18 vjeçari që sot debutoi me fanellën e Denizlisporit u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, derisa golin e shënoi në minutën e 48-të.

Më poshtë keni golin e Tushës, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1351949190759387139?s=20