Sulmuesi shqiptar Cikalleshi shënon dopietë

Sokol Cikalleshi ka shënuar në ndeshjen e Kupës së Turqisë, që skuadra e tij e Akhisarit po luan përballë Kasimpasa.
Sulmuesi i shqiptar ka kaluar momentalisht skuadrën e tij në epërsi, në minutën e 41-të të ndeshjes.
Ishte një krosim nga e majtë e sulmit, të cilin sulmuesi e ka shfrytëzuar më së miri duke fluturuar me kokë dhe duke e çuar topin në rrjetë.
Sulmuesi kavajas, sapo nisi pjesa e dytë shënoi dhe golin e dytë duke vulosur fitoren e skuadrës së tij në këtë ndeshje. Një parabol e ëmbël ka gjunjëzuar portierin kundërshtar për ta bërë  takimin 2-0.