Suma konfirmon se qytetarët e tij po i rrezikon një ujk i çuditshëm

Derisa në Prizren me javë të tëra problem për banorët e fshatrave ishte Ariu, në Han të Elezit problem janë ujqërit.

Madje në këtë anë, një 5 vjeçar ishte sulmuar nga një ujk. Familjarët kanë treguar se përveç sulmeve ndaj tyre po të njëjtit po sulmojnë edhe bagëtitë.

Lidhur me këtë shqetësim të banorëve, Reporteri.net ka kontaktuar me kryetarin e kësaj komune, Rufki Suma i cili pranon se bashkëqytetarët e tij janë të rrezikuar, siç thotë nga një lloj ujku që çuditërisht sipas tij cak të sulmeve ka njerëzit e jo kafshët.

Ai thotë se ka pasur një takim me banorët të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre, dhe se u ka thënë që të mbrohen dhe nëse u rrezikohet jeta ta mbysin ujkun edhe pse është e ndaluar me ligj.

“Para 1 kohe kemi pas problem me arinj, kurse kohët e fundit është paraqitur ujku. Ky lloj ujku nuk i kafshon kafshtë, por më shumë i sulmon njerëzit, kjo është befasi”, thotë Suma për Reporteri.net.

Ai tregon se ditë më parë ujku sulmoi bariun por jo dhentë.

“Para dy, tre dite ujku sulmoi bariun dhe jo dhentë. Bariu ka hyp me një shtyllë elektrike”, ka treguar Suma.

AI më tej se ka mbledhur këshillin e sigurisë dhe ka biseduar me banorët.

“Ju kam thënë banorëve nëse keni armë me leje, nëse vjen ujku te shtëpia, në oborr dhe ju sulmon nuk keni çka me pyet kërkënd dhe duhet me mbrojt vetën”, tha Suma.