Super Balaj, i shënon edhe Spartakut të Moskës (Video)

Bekim Balaj po kalon formën e tij më të mirë në Rusi. Një shkëputje të madhe kishte ky sulmues që nuk shënonte në kampionatin rus, por “mallkimin” e theu disa javë më parë.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë sërish, këtë herë me Spartakun e Moskës. Në takimin që vazhdon në shifrat 1-1, Balaj ka dhuruar një gol të bukur, me një goditje fantastike nga limitet e zonës.

Balaj arriti të shënonte edhe me fanellën e Kombëtares, në atë fitore me rezultatin 0-3 ndaj Andorrës. Mesa duket ngërçi i gjetjes së golit i takon vetëm së shkuarës. /Fokusi.info/