Super Majlinda – kalon në finale

Majlinda Kelmendi ka siguruar finalen e Grand Prix “Tel Aviv 2018”, duke mposhtur me lehtësi rumunen Andrea Chitu.
Kelmendi mposhti Kocherin me “ippon” dhe në gjysmëfinale mposhti edhe rumunen Andrea Chitu.
Xhudistja raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë.
E tani të gjithë po presin që Majlinda të triumfojë në finale dhe ti sjell Kosovës medaljen e artë.
Pos Kelmendit që merr pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në këtë garë do të paraqitet edhe Loriana Kuka.

Lini një Përgjigje