Super Strakosha, pret dy penallti ndaj Interit dhe dërgon Lacion në gjysmëfinale (Video)

Nuk kanë fund vuajtjet për Interin. Pas 2 rezultateve negative në kampionat, skuadra zikaltër është eliminuar nga Lacio në Kupën e Italisë.
Koha e rregullt u mbyll në barazim, teksa sfida iu drejtua shtesave. Në minutën e 108-të, Lacio gjeti golin e avantazhit me anë të Imobiles, ndëkohë disa sekonda para fundit, Interi barazoi shifrat me Ikardin, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë sfida iu drejtua 11-metërshave. Thomas Strakosha ishte heroi i Lacios, që me 2 penalltitë e pritura dërgoi Lacion në gjysmëfinalen e Kupës. Gardiani shqiptar arriti të ndalte Lautaro Martinezin dhe Naingolanin. Ndërkohë për Lacion gaboi Durmishaj.

https://youtu.be/J4RG-MGzfXI