Suspendohet kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës

Është suspenduar nga detyra kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti.

Burime të “Indeksonline” thonë se vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ndryshe, Mehmeti është zgjedhur në krye të IPK-së në prill të vitit 2016 nga MPB-ja me anë të një konkursi.

Ndërkohë, burime tona thonë se vendin e Mehmetit pritet ta zë Miradije Kelmendi.