Suspendohet një oficer doganor

Dogana e Kosovës njofton se me të pranuar njoftimin zyrtar për arrestimin e zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna zyrtarin e arrestuar për dyshimin se ka kryet veprat penale.

Procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore, thuhet në një njoftim për media.

Dogana ka njoftuar se mirëpret veprimet ligjore në luftimin e korrupsionit dhe se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta.

Ndryshe, Dogana ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt.