Suspendohet zyrtari i Gjilanit që u arrestua për falsifikim dokumentesh

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka suspenduar nga puna zyrtarin e tatimit në pronë (B.K.), i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve/vërtetimeve të tatimit në pronë.

Vendimin për suspendim Haziri e ka marrë në përputhje me kompetencat që burojnë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq ka shprehur qëndrimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Komuna e Gjilanit nuk e paragjykon rastin dhe deri në shpalljen e verdiktit përfundimar nga Gjykata kompetente, zyrtari në fjalë konsiderohet i pafajshëm.