Sveçla: Kryeministër, ik!

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit, i cili humbi jetën tragjikisht në Brezovicë ditë më parë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, këtë veprim e ka quajtur huqje të Kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Me të vërtetë vdekja e Arianit ishte tragjike, jo vetëm për familjen, Prishtinën por edhe më gjerë.
Por, t’i ndahen 15 mijë euro familjes së tij, e cila ekonomikisht qëndron mirë dhe t’i ndahen 10 mijë euro familjes së policit të vrarë në detyrë, i rënë duke mbrojtur ligjin dhe jetën e qytetarëve, është vendim që nuk mund të kuptohet”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
“Kryeministër, tashmë si shumë herë, ja ke huq krejt prandaj edhe për hir tëndin, IK!”.