Sveçla: Reformimi i administratës publike, prioritet shtetëror

0
47

Kuvendi po bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, të cilën po e prezanton Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij transferimi i zyrtarëve publik nga agjencionet bëhet duke u bazuar në legjislacionin në fuqi. “Ju lus deputetë që reformimin e administratës publike ta konsideroni si prioritet shtetëror”, tha ai.

Pozita përkrahu këtë projektligj, ndërsa partitë opozitare, nuk e kanë përkrahur këtë formë të racionalizimit. LDK, PDK, e AAK, kanë vlerësuar se kjo formë nuk është ligjore, e që sipas tyre është metoda e ‘omnibusit’.