Sveçla viziton Policinë e Kosovës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot Policinë e Kosovës në Jasenovik, në Liqenin e Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

Ai në Facebook ka shpërndarë edhe disa fotografi nga kjo vizitë, teksa ka thënë se djemtë e vajzat e Policisë së Kosovës nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, ka shkruar ai./teve1.info./