Syla thotë se Kosova rrezikon të izolohet deri në ngulfatje: Konflikti SHBA-Iran do ta largojë interesin e diplomacive të forta

0
393

Analisti politik, Valon Syla ka thënë se përveç politikave bllokuese të Qeverisë Haradinaj, tashmë edhe konflikti i SHAB’së me Iranin do ta mbajë Kosovën larg interesimit të diplomacive të forta.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla ka thënë se nuk ka mbetur edhe shumë kohë dhe se këto procese tashmë janë penguar.

“Tash nis konflikti i Amerikës me Iranin dhe Kosova mbetet larg monitorëve të interesimit të diplomacive të forta mike. Tash s’ka kohë pothuajse hiq, si bllokada si çbllokomi, më nuk e ka efektin që do ta kishte para 1 viti. Llogarinë do ta pagujmë shtrenjtë, me izolim dhe anashkalim të Kosovës nga agjenda, ashtu siç e humbëm edhe liberalizimin e vizave… tash edhe po stagnojmë në finalizimin e shtetformimit të Kosovës. Mbane taksën 100% tash”, ka shkruar Syla.
Shkrimi i plotë:

Politikat, bllokuese dhe izoluese të udhëhequra nga mentaliteti VLAN dhe Ramush Haradinaj i humbi kohë Kosovës nga viti 2014. Sot me 2020 jemi ende të bllokuar. Tash nis konflikti i Amerikës me Iranin dhe Kosova mbetet larg monitorëve të interesimit të diplomacive të forta mike. Tash s’ka kohë pothuajse hiq, si bllokada si çbllokomi, më nuk e ka efektin që do ta kishte para 1 viti. Llogarinë do ta pagujmë shtrenjtë, me izolim dhe anashkalim të Kosovës nga agjenda, ashtu siç e humbëm edhe liberalizimin e vizave… tash edhe po stagnojmë në finalizimin e shtetformimit të Kosovës. Mbane taksën 100% tash./gazetametro.net