Sylejman Selimi kapiten i Kosovës në futboll, në turneun që po mbahet në Turqi

0
174

Sylejman Selimi po mbanë shiritin e kapitenit për ekipin e veteranëve të Kosovës në futboll.

Ish-komandanti i UÇK-së po e udhëheqë drejt sukseseve Kosovën në një turne që po mbahet në Turqi.

Përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Best Masters”.

Kosova bën pjesë në Grupin A të këtij turneu me Diyarbakir, Adiyman Spor dhe Yalova Masters.

Veteranët e drejtuar nga përzgjedhësi Jusuf Tortoshi, në ndeshjen e parë kanë barazuar 0:0 me skuadrën Diyarbakir, derisa sot kanë shënuar fitore në përballje me skuadrën Yalova Masters, me rezultat bindës 5:0.

Kjo fitore ka bërë që Kosova ta kryesojë grupin me 4 pikë, aq sa ka edhe Diyarbakir, derisa nesër e zhvillon ndeshjen e fundit në grup kundër skuadrës Adiyman Spor, e cila ka një pikë nga dy ndeshjet e para.

Në rast të fitores, atëherë veteranët e Kosovës do ta sigurojnë kalimin  në gjysmëfinale të këtij turneu