Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

Në shtëpinë e të parit të LDK’së, Isa Mustafës sot gjatës ditës kanë qëndruar ish’komandanti i UCK’së, Sylejman Selimi dhe deputeti Anton Quni.

Mustafa ka shkruar në Facebook, se Selimi është interesuar për shëndetin  e tij, ndërkaq tha se i ka shprehur gëzim për lirim nga burgu Selimit.
“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës”. IM

Lini një Përgjigje