Sytë nga qielli këtë javë për të shijuar “Super hënën e borës”

Ju do të keni mundësinë të shijoni një pamje mahnitëse këtë javë, pasi “super snow moon” e rrallë do shfaqet në qiell gjatë natës.
Superhëna do të dalë më 19 shkurt dhe do jetë hëna më e madhe dhe më e ndritur për vitin 2019.
Kjo është e dyta nga tre super hënat që do ndriçojnë qiellin këtë vit, duke ndjekur Super Blood Wolf Moon që ndodhi më 21 janar dhe i paraprin asaj që do vijë më 21 mars.
Shfaqja spektakolare e hënës njihet si “hëna e borës” sepse do dalë gjatë një periudhë që do bjerë shumë borë.