Tahiri: 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një Qeverie që nuk ndërmerr asnjë veprim

0
160

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se 80 mijë zyrtarë publik po mbesin peng i Qeverisë Kurti, për mosmiratimin e Ligjit të Pagave.

Në konferencën për media, Tahiri ka thënë se ky Projektligj për tri herë radhazi i kalon afatet e përcaktuara në agjendën legjislative të kësaj Qeverie.

“Në mungesë të këtij Ligji i cili vargitet tash e një vit e gjysme dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara të Qeverisë në agjendën legjislative, 80 mijë zyrtarë publikë janë peng e një Qeverie e cila nuk ndërmerr asnjë veprim”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri ka thënë se kanë thirr në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të cilin thotë se duhet të jap detaje për zvarritje të këtij Projektligji.

“Interpelanca ndërlidhet drejtpërdrejtë me këtë se ky Ligj nuk ka ardhë në Kuvend dhe për këtë fakt, Policisë u janë marrë 15 milionë euro, te Shëndetësia 25 milionë euro, e kështu më radhë”, ka thënë ai.