Tahiri: Albin Kurtin e kemi mposhtur që nga viti 2011

Ministri në largim i Ministrisë së Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, sonte në emisionin Debat Plus, ka thënë se është i bindur që partia e tij me kandidat për kryeministër Kadri Veselin, do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai po ashtu është shprehur edhe fitues për disa herë me radhë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe të parit të saj Albin Kurtit.

“Albin Kurtin e kemi mposhtur nga viti 2011. PDK, ofron një ekip të ri për të qeverisur dhe besojmë shumë që do të jemi fitues i këtyre zgjedhjeve”, është shprehur Tahiri.

Ai po ashtu tha se i pari i PDK-së, Kadri Veseli nuk e ka udhëhequr ekzekutivin dhe sipas tij, kjo është mundësia e tij ta dëshmojë vetën.