Tahiri: Dialogu me sindikata është parakusht për reforma

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka pritur në takim sindikatën e Shëndetësisë dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me të cilat ka biseduar për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdushme prioriteteve të sindikatave.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Pata kënaqësinë t’i pres në takim lidershipin e dy sindikatave, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Avni Ajdini. Diskutuam për shumë tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.

Si zv. Kryeministër, theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdushme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor. Procesi i dialogut dhe partneritetit është parakusht për reforma shtetërore të qëndrushme, edikase dhe të sukseshme.