Tahiri i AAK’së: Nuk kemi lu mendsh me u prishë me Amerikën për taksën, o njerëz

Sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk është kryeministri Ramush Haradinaj ai që do t’i prishë raportet me Amerikën – raporton Periskopi. 
Ai ka thënë se Haradinaj pak po ‘i këqyrë edhe punët tona, po i tregon Serbisë le të pushon pak”.
Tha se “nuk kemi lu mendsh me u prishë me Amerikë”.
“Nuk kemi lu mendsh me u prishë me Amerikën për taksën o njerëz. Nuk është kjo që do të prishemi me Amerikë, ne do t’ia sqarojmë ambasadorit amerikan çështjen e taksës. Ma shumë se shqiptarit që i flen flamuri amerikan në zemër nuk ka”, tha ai në një emision.

Lini një Përgjigje