Tahiri: Ligji për Paga të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një Intervistë për Telegrafin ka thënë se me Ligjin e Pagave nuk është bërë punë e mirë, pasi nuk ka pasur trajtim meritorë për të gjithë.
Sipas tij, ky ligj duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Mendoj që nuk është bërë një punë e mirë, kemi pas një tendencë për zvogëlim të pagave për prokurorët dhe gjyqtarët. Kam kërkuar që të trajtohen barabartë me policinë”, tha ai.