Tahiri: Nëse tërhiqet Ligji i Pagave, mësimdhënësit ta harrojnë pagën 600 euro

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse tërhiqet Ligji i pagave,  humbësit më të mëdhenj do të jenë mësimdhënësit.
Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria ka pasur më së shumti takime me SBASHK-un nga të gjitha sindikatat tjera dhe atyre u janë shpjeguar mundësitë.
Ai ka thënë se mësimdhënësit do ta kenë problem të arrijnë pagë mbi 600 euro edhe nëse tërhiqet Ligji i pagave, pasi askush në rajon nuk ka paga më të mëdha.
“Mbajeni në mend, nëse tërhiqet Ligji i Pagave, humbësit më të mëdhenj do të jenë mësimdhënësit. Mbi 600 euro, profesori do të ketë problem të arrijë pagë, sepse asnjë profesor i shkollës së mesme në rajon nuk e ka këtë pagë. Po ashtu, edhe për mësues 525 euro, edhe për edukatorë…”, tha Tahiri.
Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale ka thënë se shpreson që edhe opozita ta votojë Projektligjin e pagave, pasi në masë të madhe i rregullon problemet.
“Deri në vitin 2021 jam i bindur se rritja e pagave për mësimdhënësit do të arrijë në shifrën 30%…Duhet të shikohet pak edhe cilësia, PISA na ka dalë mjaft keq…”.

Lini një Përgjigje