Tahiri paralajmëron protesta nëse nuk u rriten pensionet veteranëve

0
103

Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë për Kosovën, është deklaruar për Projektligjin për Pagën Minimale, çështje e cila po diskutohet sot në seancën parlamentare.

Tahiri, tha se paga duhet të vlejë në bazë të një kriteri, siç është faktori i shpenzimeve jetësore, për të cilat deputeti i AAK-së, tha se janë rritur, ndërsa paga nuk përkon me ketë kriter, shkruan lajmi.net.

“Dhe mendoj që kjo pagë duhet të vleje në bazë të një kriteri. Nëse e shohim me kujdes ligjin e punës, parasysh marrim disa faktor. Faktor i parë, është kostoja e shpenzimeve jetësore. Pika e dytë ka të bëjë me përqindjen e shkaqeve të papunësisë. Ajo që e dimë është se kriteri i parë, është rritë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se paga minimale e cila pritet të rritet në vlerë prej 250 euro, nuk e ka më impaktin sepse, sipas Tahirit, të gjithë sektorët përveç punëtorët fizik dhe të sigurimit, kanë arritur ta kalojnë vlerën prej 250 euro.

“Kemi një situatë ku duhet të trajtojmë më gjake ftohtësi me një analizë reale të situatës. Të gjithë e dimë që pagë nen 250 euro, përveç tek punëtorët fizik dhe të sigurimit, tek të gjitha sektorët tjerë ka arrite me kaluar 250 euro. Vendimi i sotshëm, shpërfaq një pazotësi të një kalkulimi të një vendimmarrje pak më tej, kështu 250 euroshi nuk e ka impaktin”, shtoi ai.

Me tej, në përfundim të fjalës së tij, Tahiri iu drejtua qeverisë, ku tha se nëse nuk përfshihen edhe veteranët në projektligj, atëherë, do të ketë protesta. Të cilat do ta detyrojnë qeverinë, siç tha Tahiri, “të lëshojnë pe”.