Tahiri: Të hënën i deponojë nga 2 mijë euro për Thaçin dhe të tjerët

Këngëtari i mirënjohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka bërë me dije se të hënën do t’i deponojnë nga 2 mijë euro për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Nasim Haradinajn, Salih Mustafën dhe Hysni Gucatin.

Tahiri nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka thënë se si nuk e di nëse ata do të dalin të pafajshëm apo do të dënohen, por se duhet të kontribuohet për vlerat e luftës.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Tahirit:

NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!

Vazhdojmë…!

Të dashur qytetarë, zgjedhjet janë kryer dhe tani duhet t’i kthehemi realitetit që ka të beje me njerëzit që kontribuuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.

Se a dalin të pa fajshëm për luftën e Kosovës, duhet te dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, neve na duhet të kontribuojmë për vlerat e LUFTËS.

Në ditën e hënë, do t’i deponojmë në fondin  e tyre nga 2000€

Pra për komandantin e luftës, z. Hashim Thaçin me shokët:

Jakup Krasniqi,

Rexhep Selimi,

Kadri Veseli,

Nasim Haradinaj,

Salih Mustafën,

dhe z. Gucatin.

Atje, nuk i ka qu shqiptari, por SERBIA ME SHKINII…!

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.