Takimi Haradinaj, Thaçi, Veseli po mbahet në Zyrë të Kryeministrit me Listën Serbe

0
282

Të tre liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdojnë të mbajnë takimin me deputetët e Listës Serbe, raporton Gazeta Express.

Ky takim po mbahet në zyrën e kryeministrit, përderisa është i mbyllur për media.

Siç mëson Express aty po diskutohet lidhur me mundësinë që deputetët e Listës të marrin pjesë dhe të votojnë në seancën për demarkacionin.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të hedh në votim dy herë demarkacionin. Për pak minuta pritet që të vazhdojë punën seanca e sotme.

Vendet aleate të Kosovës kanë bërë thirrje për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, pasi kjo çështje llogaritet si kushti kryesor për liberalizimin e vizave./Express/