Takimi i radhës Kurti-Mustafa, flasin nga LDK-ja

0
237

Zëdhënësi për media i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se sot nuk do të ketë takime ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Mustafa tha se deri më ta tani nuk është caktuar ndonjë takim me Vetëvendosjen, pasi që ato duhet të thërrasin në takim.

“Deri në këto momente nuk ka ndonjë takim të caktuar ne mes Kurtit dhe Mustafë. Ata duhet të thërrasin në takim”, tha Mustafa për Insajderin.

Po ashtu kryesia e LDK-së, nuk do të ketë sot takim brenda partisë.

“Nuk ka takime as brenda kryesisë së LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Kujtojm, se LDK dje ka dorëzuar me shkrim ofertën për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Në propozimin e LDK-së thuhet se “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri”, deri në zgjedhjen e Presidentit.

Kurse, VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri,

Mirëpo, diskutimet kanë ngecur pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që të negociojë me pozitën e kryeparlamentarin, post, të cilin e ka marrë njeriu i dytë më i votuar në VV Glauk Konjufca.