Takohen dy partnerët e koalicionit, flasin për punën e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pritur në një takim pune zëvendësin e tij, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Qeverisë.

“Takim pune me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe për të bashkërenduar agjendën qeverisëse”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haradinaj e Limaj janë takuar pas debateve të fundit që kanë ndodhur në mes të deputetëve të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Postimi i plotë:

 

Lini një Përgjigje