Taksa nuk duhet të hiqet

0
38
Pas përplasjes së Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi  me Kryeministrin, z. Ramush Haradinaj rreth taksës 100% për prodhimet e Serbisë dhe BeH, Fokusi.info ka kontaktuar Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, z. Avni Klinaku dhe e ka pyetur për këtë, ku ndër të tjera ai ka deklaruar:
“Jo, taksa nuk duhet të hiqet! Madje ajo duhet të përcillet edhe me masa të tjera reciprociteti në mënyrë që t’i tregojmë Serbisë se ose duhet të ecet drejt një marrëveshjeje në interes të të dyja palëve, ose reciprocitetin do ta zbatojmë me përpikëri. Kjo do të duhej të ishte politika jonë shtetërore ndaj obstruksioneve të Serbisë.” /Fokusi.info/