Taulant Xhaka shënon një supergol (Video)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka shënuar një supergol nga distanca për skuadrën e tij Basel në javën e 27-të në kampionatin zvicerian në fushën e Young Boys.
Ky takim ka përfunduar me rezultatin 2-2. Xhaka ka rikthyer takimin në ekuilibër në minutën e 39-të, duke shtangur portierin kundërshtar me një predhë nga distanca.
Pas këtij barazimi ndërpritet ecuria pozitive e Yong Boys, që kishte 8 takime radhazi të fituara në kampionat. Kjo skuadër ndodhet në vendin e parë me 16 pikë diferencë nga Baseli, por në këtë sezon, kampionati zvicerian dërgon 2 ekipe në Champions League dhe kjo do ta favorizojë së tepërmi skuadrën e Taulant Xhakës.

https://www.youtube.com/watch?v=3DS3usnP740