Të gjitha kafshët dhe shpendët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para

Inxhinieri gjeolog, Sazan Guri tregoi në një intervistë për Euronews Albania tha se kafshët dhe shpendët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para se të ndodhë.

Sipas tij nuk ka asnjë formë për të parashikuar tërmetin, përveçse disa sekonda para përmes identifikimit të lëvizjes kaotike të shpezëve.

“Të gjitha kafshët e ndiejnë pa përjashtim sepse kanë 4 milionë marrësa, receptorë, njeriu ka 2 mijë,” – u shpreh Guri.

Goditja e parë e tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Mbi 2900 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.