Të gjithë ata që paguhen nga shteti, nuk do t’u dalin pagat më 1 shkurt

0
458
Pensionistët, përfituesit e skemave sociale, mjekët, arsimtarët, deputetët e të gjithë ata që paguhen nga shteti, do t’i marrin me vonesë pagat e muajit shkurt.
Edhe nëse kalon buxheti i cili pritet të votohet këto ditë, duhen rreth dy javë që ai të futet në fuqi dhe përgjatë kësaj kohe, qeveria nuk ka të drejtë që ta kryejë asnjë pagesë.
Nga 85 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 votuan “për”, duke dështuar ky propozim.
Me kërkesë të kryetares së komisionit, Safete Hadërgjonaj u kërkua që të anashkalohen këto procedura dy javore, por ato nuk u votuan nga deputetët.
Këtë kërkesë e parashtroi edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.
Hamza ka thënë se në rast se vendi shkon në zgjedhje, nuk do të ketë para as për t’i organizuar zgjedhjet.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i kërkoi ministrit të Financave që të dorëhiqet, pasi nuk i kanë numrat.