Fatos Beqiraj është një nga lojtarët më të përfolur për momentin në media dhe në rrjetet sociale nga tifozëve.
E gjitha kjo pasi shqiptari arriti të bëjë një driblim që shikohet shumë rrallë në një ndeshje të futbollit.
30-vjeçari nga Peja dribloi katër lojtarë radhazi duke ia futur topin në mes të këmbëve gjatë ndeshjes Hapoel Beer Sheva-Maccabi Netanya.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe golin e vetëm për Netanyan e shënoi Beqiraj në minutën e 15-të, i gjashti në kampionatin elitar në Izrael. Në skuadër me Fatosin është edhe shqiptari tjetër, Jahmir Hyka.
Për driblimin e tij kanë shkruar edhe media të mëdha si Sky Sport Italia, ndërsa në rrjete sociale veçohet publikimi nga 433 (një nga faqet më të famshme në Instagram për sport).