Të hënën Kurti pret në takim senatorët amerikanë Chris Murphu dhe Gary Peters

Senatorët amerikanë, Chris Murphu dhe Gary Peters pritet që gjatë ditë së nesërme të qëndrojnë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tyre, ata do të zhvillojnë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate zyra e kryeministrit ku thuhet se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi midis Kurtit dhe senatorëve amerikan pritet të zhvillohet nga ora 15:00.

Pas takimit sipas njoftimit do të ketë deklarim për media.
Ndryshe, Kurti kishte zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy, të premten e 3 marsit.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti kishte njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore mes vendeve./Fokusi.info/

Lini një Përgjigje