Të shtëna armësh në Pejë, një person është i plagosur

Para pak minutash në Pejë janë dëgjuar të shtëna armësh. Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur afër qendrës së regjistrimit. Raportohet se një person ka mbetur i plagosur. Burime të Indeksonline mësojnë se i plagosuri është pronar i një parkingu në qytetin e Pejës.