Të shtëna me armë në mes të qytetit, tre të plagosur në Vlorë (EMRAT)

0
268

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se objektiv i sulmit me armë kanë qenë personat që udhëtonin me një automjet tip “Fiat Punto”, me targa italiane.

Krismat e armës janë dëgjuar në lagjen “28 Nëntori” dhe rezulton që tre persona të kenë mbetur të plagosur.

Të plagosur në këtë sulm me armë kanë mbetur shtetasit: Elis Llanaj 27 vjeç, Gazmend Canaj dhe 28-vjeçari Taulant Beqiri.

Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërsa sulmi është bërë me një armë kallashnikov.

Njëri prej të rinjve është qëlluar në kraharor, një tjetër në kofshë dhe i treti në bark. Gazmend Canaj ka marrë disa plumba dhe ndodhet në gjendje më të rëndë.

Makina ku ndodheshin 3 të plagosurit është qëlluar në lëvizje e sipër nga një tjetër mjet, i cili është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë Policia e vlorës ka ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa po hetohet e shkuara e njërit prej të plagosurve./gazeta-Shqip.com/