Të shtëna me armë në Prishtinë

0
137

Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Nga këto të shtëna askush nuk ka mbetur i lënduar, megjithatë policia po e heton rastin.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, deklaroi se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga policia”, tha Ahmeti.

KosovaPressi mëson se janë shkrepur mbi 20 plumba në këtë ngjarje, ndërsa ende mbeten të panjohura rrethanat dhe shkaqet qe çuan te ky incident.