Të shtëna me armë zjarri, autorët largohen me shpejtësi dhe djegin makinën (Foto)

Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “1 Maji” në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti tregtarë, ndërkohë që po qarkullonin me një automjet të tipit “BMW”.

Policia raporton se më pas automjeti i përdorur për të qëlluar në drejtim të subjektit i është vënë zjarri në rrugën Fier-Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Mësohet se policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.