Të shtëna me armë zjarri në Mullet, reagon policia

Tiranë- Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të Mulletit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa autori është larguar me shpejtësi me një mjet tip “Foristradë”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel