Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

0
376

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një person ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht në mes të personave të përfshirë ka pasur edhe një përleshje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Si pasojë e përleshjes fizike në mes të disa personave, një person ka marrë lëndime trupore”-tha Ahmeti.