Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

0
639

Sot rreth orës 19:00 është plagosur një person në rrugën Prishtinë-Pejë (saktësisht në një pompë derivatesh), si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia e Kosova ka treguar se pas të shtënave me armë zjarri drejt viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtina, Flora Ahmeti ka treguar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informaten se nje person është i plagosur ne rrugen Prishtine -Peje, saktesisht ne nje pompe derivatesh. Menjehere ne vendngjarje kane dale njesitet e nevojshme policore dhe bazuar ne hetimet fillestare dyshohet se pas te shtenave me arme zjarri ne drejtim te viktimes, personat e dyshuar jane larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima eshte derguar per tretman mjekesor nderkohe qe hetuesit policor kane identifikuar personat e dyshuar dhe jane ne kerkim te tyre”.