Të shtunën promovohet libri “Paraardhësit” dhe shfaqet filmi dokumentar “Nana Kadë”

0
258

Të shtunën më 10 mars 2018, duke filluar nga ora 12:00,  në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë do të  promovohet libri “Paraardhësit” dhe do të shfaqet filmi dokumentar “Nana Kadë”të autorit Muharrem Blakaj.

Në fillim të janarit 2018, doli nga shtypi romani “Paraardhësit” (botim i dytë), nga Shtëpia Botuese Rozafa. Kurse, në shkurt u realizua filmi dokumentar, kushtuar nënës dhe dëshmorit të kombit, Xhemail Blakaj.

Romani “Paraardhësit”  ka intrigë dhe shquhet për veprim dramaturgjik të përshpejtuar.Ky roman paraqet realitet të hidhur në mesin e një pjese të rinisë sonë. Tjetërsim i tyre në veshje, pamje e sjellje, ngjanë sikur je duke jetuar në mesin e fiseve beduinë të mesjetës së hershme diku në shkretëtirat arabe. Yshtja nga ana e disa imamëve të papërgjegjshëm, bëri që shumë të rinj shqiptar, islamin ta barazojnë me çmimin e jetës së tyre.

Kurse, filmi dokumentarë me titull “Nana Kadë” paraqet vuajtjet e saj, pas arrestimit, torturimit dhe vrasjes së djalit të saj Xhemajlit në burgun famëkeq të Pejës, në vitin 1986.