Televizioni italian, kronikë të veçantë për shkollën shqipe në Itali (Video)

Televizioni italian Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë shkollës shqipe në Larino të Italisë.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” e ka ndarë me ndjekësit e tij kronikën e televizionit italian.
Ai gjithashtu ka shkruar se projekti i shkollës shqipe në Itali ka për qëllim zbulimin e rrënjëve të shqiptarëve.
“Kronika e televizionit italian Rai, për shkollën shqipe në Larino. Ky projekt i komunës ka për qëllim mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e komunitetit shqiptar, një mënyrë kjo për të zbuluar rrënjët e tyre. #diasporashqiptare #unëjamshqiptar”, ka shkruar ministri Majko.