Tensione në LDK, ndërhyn nga Gjermania Isa Mustafa

Veprimet e fundit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bojkotuar seancat parlamentare në solidarizim me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë përplasur klanet më të forta brenda LDK-së, të cilat kanë akuzuar deputetët e LDK-së se janë pa vizion dhe po menaxhohen nga VV.
Këto zhvillime e kanë shtyrë të reagoj kryetari i LDK-së Isa Mustafa i cili nga spitali në Gjermani ka ndërhyrë nëpërmjet bisedave telefonike duke i çortuar udhëheqësit e klaneve brenda partisë së tij që shpesh po bien nën menaxhim të VV-së.Të njëjtat burime bëjnë të ditur për lajmi.net se Mustafa nëpërmjet telefonit i ka kujtuar zyrtarëve të lartë partiak se gjatë kohës së qeverisjes së LDK-së, pikërisht deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, dhe aktivistë të dhunshëm të Vetëvendosjes, e kanë sulmuar eskortën e tij dhe shtëpinë e tij disa herë.

I NGJAJSHËM KALON PROPOZIMI I LDK-SË I CILI NDRYSHON PROJEKTLIGJIN PËR DEMARKACIONIN
“Kjo e premte dëshmoi qartë përçarjen dhe klanet e forta brenda partisë sonë, kur u zbulua nga Kryetari Mustafa manipulimi që po u bëhet deputetëve tanë nga VV-ja, por me dijeninë e nënkryetarëve të LDK-së që synojnë ardhjen në krye të partisë. Në fakt, aktualisht kemi katër klane të forta që po shtyhen për marrjen e lidershipit. Në njërën anë është Nënkryetari Agim Veliu, në anën tjetër Lutfi Haziri, por po ashtu është klani i Dukagjinit që udhëhiqet nga Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, si dhe klani që ne e quajmë Riinvest e që përbëhet nga Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj dhe disa deputetë. Ambiciet e tyre janë shfaqur në masë të madhe sidomos pas shkuarjes së Kryetarit Mustafa për shërim në Gjermani”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së me kushte anonimiteti.Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin por ai nuk e ka hapur telefonin.

Lini një Përgjigje